Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka paraqitur në Kuvend një draft rezolutë “për kujtimin dhe nderimin e viktimave të genocidit në Srebrenicë”.

 

Para mediave ai tha se drafti pritet të miratohet në seancën parlamentare të 7 korrikut. Balla theksoi se në ditët në vijim do të ketë një dokument tjetër që lidhet me luftën në Kosovë për të ngritur lart vlerat e UÇK.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kemi depozituar një dokument shumë dinjitoz. Një qendrim që Kuvendi do të mbajë përmes miratimit të rezolutës. I referohet tre rezolutave që ka miratura Parlamenti Europian, i cili ka shpallur 11 korrikun si datën e përkujtimit të genocidit serb. Shqipëria është anëtare e përkohshme e OKB, me qëllime konseguente. Në këtë dokument theksohet qartë qëndrimi i qeverisë shqiptare. Në ditët në vijim do të kemi një dokument tjetër që lidhet me luftën në Kosovë për të ngritur lart vlerat e UÇK”, tha Balla.