Hakerat, të cilët kanë depërtuar në adresat zyrtare të institucioneve, kanë nxjerrë në dritë biseda që oficerët e policisë i kanë dërguar Gledis Nanos.

 

Në një nga e-mailet e mbërritura në adresën e këtij të fundit ka qenë dhe një ankesë ndaj një oficeri në drejtim të eprorit të tij pasi kishte përdorur gjyhë fyese.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më konkretisht shefi i sektorit ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, Haxhi Bala, i ankohet Nanos se gjatë një bisede me Drejtorin e Policisë së Tiranës, Lorenc Panganika, në zyrën e këtij të fundit, ishin përdorur tone të larta dhe fyese nga ana e titullarit.

 

Sipas asaj që shkruhet në e-mail të publikuar nga hakerat, Bala thekson se një ditë është thirrur në zyrë nga Panganika, për tu sqaruar në lidhje me disa praktika për nënshkrim.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas një bisede të gjatë dhe të tensionuar mes Balës dhe Panganikës, ky i fundit është nxehur dhe e ka fyer duke i thënë: “Plehrë, dil jashtë nga zyra, mos të ta shoh më surratin”.

 

E gjithë kjo situatë sipas Balës ndodhi vetëm pse ai i kishte kërkuar eprorit të tij që të mos e lodhte disa herë me të njëjtën pyetje, për të cilën kishte marrë përgjigje.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Drejtor po me lodh, unë i thashë jam asistenti yt i drejtpërdrejtë për shërbimet qe mbuloj dhe drejtoj. Nëse nuk ekziston besimi, ma thuaj te bej kërkesë dhe te iki. Kaq ishte dhe shpërtheu, me fyerje.”, kështu i shkruan Bala në e-mail ish-Drejtorit të Përgjithshëm Gledis Nano, gjatë kohës që ky i fundit ishte ende në detyrë.

 

Ndërkohë më tej Bala në e-mailin drejtuar Nanos i kërkon këtij të fundit transferimin në një zyrë tjetër pasi e kishte të pamundur të vijonte punën normalisht me drejtorin aktual.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";