Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri ka prezantuar ditën e sotme Ulsi Manjën si drejtues politik në Lezhë.

 

Në fjalën e tij, Gjiknuri falënderoi punën e bërë deri më tani në këtë qark nga Blendi Klosi, i cili për shkak të ngarkesës së zgjedhjeve në parti, do duhet t’i dedikohet këtij procesi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjiknuri bën me dije se në vend të Ulsi Manjës në Qarkun e Dibrës, si drejtues politik do të jetë ministrja Belinda Balluku.

 

“Me strukturat e Partisë Socialiste të Qarkut të Lezhës ku prezantova Ulsi Manjën si drejtuesin e ri politik. Falenderova Blendi Klosin për punën e bërë deri më tani në këtë qark. Në cilësinë e Sekretarit Organizativ, në këtë fazë, Blendi ka një përgjegjësi të shtuar duke ju përkushtuar plotësisht mbarëvajtjes së procesit të brendshëm zgjedhor të partisë në territorin e 61 bashkive. Punën e mirë të bërë nga Ulsiu në Qarkun e Dibrës do ta vazhdojë më tej Belinda Balluku”, shkruan Gjiknuri.

Që në orët e para të mëngjesit të kesaj te marte, kryeministri Edi Rama mblodhi drejtuesit politik të qarqeve dhe komisionin e posaçëm të Kryesisë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor për kryetarët e 61 degëve të PS.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";