Një 32-vjeçar, i cili bëri drift me makinë në qendër të banuar është gjobitur me masë administrative 40 000 lekë, nga policia e Matit.

“Bazuar në disa pamje filmike në të cilat shfaqet një automjet me targa italiane, duke kryer manovra të rrezikshme (drift), në qytetin e Burrelit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat dhe ata të Policisë Rrugore kanë kryer veprimet për identifikimin dhe ndëshkimin e drejtuesit të automjetit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E.H., 32 vjeç, banues në Itali, është shoqëruar në Komisariat, bashkë me automjetin e tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Policisë Rrugore i’u vendos masa administrative 40 000 lekë”, thuhet më tej në  njoftim./vizionplus.tv