Sipas informacioneve operative, policia kufitare mëngjesin e djeshëm, pranë pikës së kontrollit Barlaj, ka pikasur dy persona që lëviznin nga drejtimi i Shqipërisë drejt Malit të Zi, të cilët mbanin në shpinë thasë me mbi 40 kilogramë marijuanë.

Siç njoftojnë nga Drejtoria e Policisë, ata kanë kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin shtetëror dhe kanë vazhduar lëvizjen në territorin e Malit të Zi.

Kur janë pikasur nga policia dhe janë urdhëruar të ndalojnë, ata e kanë shpërfillur urdhrin dhe janë larguar në drejtim të Shqipërisë duke i hedhur thasët.

Policia e Podgoricës ka kryer hetime në vendngjarje dhe ka konstatuar se bëhet fjalë për 40 pako me marijuanë, me peshë totale rreth 42 kilogramë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Për ngjarjen policia malazeze ka njoftuar kolegët nga Shqipëria, të cilët janë duke ndërmarrë aktivitete për lokalizimin e këtyre personave dhe arrestimin e tyre”, njofton policia./vizionplus.tv