Mediat greke kanë ngritur alarmin se Turqia po e rrethon Greqinë, duke përdorur Shqipërinë, ku do të sjellë një numër të madh dronësh luftarakë “Bayraktar TB2”. Kompania e prodhimit të këtyre dronëve ka publikuar foto gjatë vizitës atje të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe kryepolicit Ardi Veliu, ndërsa pala shqiptare nuk e bërë të ditur këtë vizitë. 

Videoja e publikuar nga “haber7.com”, tregon se ata që po shohin në monitor se si funksionon droni luftarak turk Bayraktar TB2 janë ministri ynë i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe kryepolici Ardi Veliu.

Ata vizituan kompaninë Baykar, që i prodhon këto mjete luftarake. Vetë kompania dhe drejtori Haluk Bayraktar, kanë publikuar në Twitter momentet e vizitës, ndërsa pala shqiptare nuk ka bërë asgjë publike.

Por, ky moment nuk ka kaluar qetësisht nga grekët, pasi mediat atje kanë nisur komentet e para, ku përmbledhtazi thuhet se “Shqipëria, me bekimet e Turqisë, është e interesuar të blejë dronët “Bayraktar”, ndërsa Ankaraja kërkon të krijojë një derë të prapme në Perëndim të Greqisë”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo shihet si një tjetër dhimbje koke për administratën greke, pasi turqit po e rrethojnë nga një pikë që Athina nuk e “llogariti”.

Gjatë vizitës në Turqi, vetë kryeministri Edi Rama pohoi blerjen e dronëve superinteligjentë për kontrollin e territorit, por nuk përmendi ndonjë vizitë në fabrikën e dronëve luftarakë.

Bayraktar TB2 është një mjet ajror luftarak, pa pilot, i aftë për operacione fluturimi të kontrolluara nga distanca ose autonome. Avioni monitorohet dhe kontrollohet nga një ekuipazh në Stacionin e Kontrollit Tokësor, i përdorur në disa konflikte.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";