Dy viktima dhe 14 raste të reja me koronavirus u raportuan të enjten në Kosovë.

Të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës tregojnë se të dyja viktimat u regjistruan në Komunën e Prizrenit.

Sipas IKSHPK-së, rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 1,764 mostrave.

Në 24-orëshin paraprak thuhet se u shëruan gjashtë pacientë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve pozitive në Kosovë arrin në 107,707, i viktimave në 2,256 dhe i të shëruarve në 105,280.

Aktualisht, raste aktive me koronavirus janë 171.

Procesi i vaksinimit në Kosovë ka nisur në fund të muajit mars.

Deri të enjten, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë dhënë 149,121 vaksina.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të vaksinuar me dy doza janë 25,158 qytetarë.

Vaksinimi po bëhet me doza të dhuruara nga programi Covax i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nga Bashkimi Evropian dhe shtete individuale.

Në muajin maj, Qeveria e Kosovës ka thënë se ka nënshkruar kontratë me kompaninë farmaceutike amerikane Pfizer, për sigurimin e mbi 1 milion dozave, por nuk është ende e qartë se kur do të arrijnë ato në Kosovë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";