E diela e 2 nëntorit u shpall nga qeveria ditë zie kombëtare në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano.

Homazhet  për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të Partisë Socialiste dhe ish-kryeministrit Fatos Nano do të zhvillohen në hollin e Pallatit të Kongreseve nga ora 8:30 deri në orën 11:00.

Ndërkohë që ceremonia funebre shtetërore e lamtumirës do të jetwnë orën 12:05.

Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë dhe në mesditë do të ndërpritet çdo veprimtari dhe do të mbahet një minutë heshtje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Fatos Nano ishte një prej figurave kryesore të politikës shqiptare. Ai ishte kryetari i parë i Partise Socialiste dhe politikani që reformoi këtë forcë politike duke e shkëputur nga trashëgimia e partisë së punes.

Nano ka shërbyer 4 herë si kryeministër. Në vitin 1993 ai u arrestua për korrupsion dhe qëndroi 4 vite në burg, dënim që u perceptua gjerësisht si dënim politik.

Fatos Nano humbi zgjedhjet e vitit 2005 dhe u largua nga drejtimi i Partisë Socialiste duke mbetur një prej figurave më të rëndësishme të së majtës dhe skenës politike shqiptare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";