Fundjava e parë e muajit shtator përkon me ditën pa makina të kthyer në traditë tashmë.

 

Kjo e diel në qytetin e Fierit do ti kushtohet këmbësorëve teksa kufizimi i qarkullimit të automjeteve do të jetë nga ora 8:00 deri në orën 16:00, me përjashtim të mjeteve të emergjencës. Kufizimi do të aplikohet në rrugen “ Kastriot Muço” , nga kryqezimi me rrugën “ Mujo Ulqinaku” deri në sheshin “ Nënë Tereza” , në rrugen “ Rauf Nallbani” nga sheshi “ Nënë Tereza” deri në kryqëzimin me rrugën “Jakov Milaj” :, në bulevardin “ Ramiz Aranitasi” nga kryqezimi me rrugën “ Vasil Pecuke” deri në sheshin “ Europa” , në bulevardin “ Jakov Xoxa” nga sheshi Europa” deri në rrethrrotullimin e Sharrës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një tjetër segment ku do të aplikohet kufizimi i automjeteve është rruga “ Dervish Hekali” nga kryqëzimi me rrugën “ Mujo Ulqinaku” deri në sheshin “ Nënë Tereza” .

 

Policia bashkiake në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të zbatuar këtë kufizim dhe për tu dhënë mundësi qytetarëve që të shfrytezojnë qetësisht ambientet publike të qytetit dhe njëkohësisht të përmbushim detyrimet dhe nevojat e tyre.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";