Berat – Një automjet tip “Peugeot”, i marrë me qira nga disa turistë, ka shpërthyer në flakë. Siç shihet në video, pjesa e përparme e automjetit është përfshirë nga flakët.
Fatmirësisht, 4 pasagjerët që ndodheshin në automjet kanë arritur të dalin në kohë, ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale.
Pas marrjes së informacionit forcat e MZSH Berat kanë mbërritur në vendngjarje duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Situata krijoi kaos për banorët e zonës dhe turistët e huaj, pasi zona ku ndodhi ngjarja është një nga atraksionet më të vizituara në qytetin e Beratit./vizionplus.tv