Një 58-vjeçar shqiptar është vendosur në pranga pasi ka ngacmuar seksualisht një 28 vjeçare greke.

 

58-vjeçari i cili punon si ndërtues ka tentuar ta puthë dhe përkëdhelë 28 vjeçaren e cila e ka shtyrë shqiptarin dhe është larguar prej tij.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më pas ajo e ka denoncuar në polici 58-vjeçarin i cili është arrestuar. Ngjarja e paprecedentë ka ndodhur në orën 19:30 të së hënës kur sipas denoncimit në polici 28-vjeçarja, ndërtuesi shqiptar ishte ftuar në pronën e saj në Nea Chalkidona për të kryer disa punime.

 

Por në një moment të caktuar pa e vënë re vajza, ai është afruar asaj dhe befas e ka puthur dy herë në shpatull.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Madje, më pas ai e ka kapur nga krahët dhe ka tentuar në buzë.

 

Megjithatë, 28-vjeçarja ka reaguar menjëherë dhe është larguar duke e denoncuar shqiptarin në komisariatin më të afërt.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më pas policia e ka vendosur në pranga 58-vjeçarin shqiptar i cili akuzohet për ngacmim seksual.