Mëngjesin e sotëm një telefonatë ka alarmuar punonjësit e Policisë Bashkiake Sarandë dhe stafin e bashkisë.

 

Telefonuesi raportonte se në zonën e Fushës së Patates kishte parë një ari.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Menjëherë policët bashkiakë dhe stafi i bashkisë ka organizuar operacionin për neutralizimin e ariut. Por pasi kanë mbërritur në zonën e Fushës së Patates, punonjësit e Bashkisë Sarandë kanë vënë re se nuk kishin të bënin me një ari, por me një majmun.

 

Të lehtësuar nga kjo, punonjësit e bashkisë janë afruar duke e rrethuar majmunin me qëllim për të kapur, por janë përballur me një situatë të pakëndshme, pasi majmuni i ka kapur me shpulla punonjësit e bashkisë, disa prej të cilëve kanë marrë edhe gërvishje në fytyrë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Duke u ndodhur në këtë situatë, punonjësit e bashkisë janë larguar me vrap.