Një 67-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se kishte përshtaur në banesë pajisje për prodhimin e kundërligjshëm të kriptomonedhave në lagjen “15 shtatori” në Tepelenë.

Blutë e Tepelenës bëjnë me dije se po punohet gjithashtu për kapjen e djalit të tij, i cili ishtë i përfshirë në këtë veprimtari.

“Gjatë këtij operacioni, nga kontrolli i kryer në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në banesën e shtetasve H. O., 67 vjeç dhe A. O., 35 vjeç, babë e bir, u gjetën disa pajisje që shërbenin për prodhim të kundërligjshëm të kriptomonedhave. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin u arrestua në flagrancë 67-vjeçari, si dhe po punohet për kapjen e shtetasit A. O.Sekuestrohen pajisje që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";