Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me rastin e vdekjes së 23-vjeçares nga Drenasi.

Sipas raportit mësohet se gjendja shëndetësore e 23-vjeçares është përkeqësuar në vendin e saj të punës dhe pasi është dërguar në QKUK ka ndërruar jetë. Sipas mjekëve gjendja e saj shëndetësore ishte tepër e rëndë. Rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë.

“QKUK, Prishtinë, 15.09.2021-17:45. Viktima femër kosovare, të cilës sipas informatave të para i ishte keqësuar gjendja shëndetësore në vendin e punës, pasi ishte dërguar në QKUK kishte ndërruar jetë, dhe sipas mjekëve gjendja e saj shëndetësore ishte e rëndë. Sipas mjekëve të QKUK-së, rekomandimi i tyre ka qenë që trupi i pa jetë i viktimës të dërgohet në IML për obduksion, por familjarët ka refuzuar. Për shkak të dyshimeve, njësitet policore janë duke hetuar rastin. Është informuar edhe prokurori”, thuhet në raport.

Për vdekjen e 23-vjeçares ka dhënë deklaratë edhe Klinika Emergjente e QKUK’së, ku thuhet se e reja ishte dërguar në Emergjencë, ndërsa shkaku ishte humbje e vetëdijes, bebëzat ishin zgjeruar, pa tension arterial, pa puls periferik dhe me frymëmarrje të vështirësuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Menjeherë mjekët dhe stafi shëndetësorë ka ndërmarrë masat reanimatore, pacientes i bëhen analizat laboratorike, radiologjike dhe konsulencat tjera mjekësore. Përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi i Klinikën Emergjente, pacientja nuk arriti të mbijetonte, vdekja konstatohet në ora 17:45. Diagnoza përfundimtare e vdekjes ishte hemoragjia intraabdominale ( gjakderdhje në bark) , shok hemoragjik. Familjarët kanë refuzuar abduksionin”, ka njoftuar QKUK’ja.