Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte në zonën e Krastës, ku rreth orës 19:00 banorët kanë lajmëruar policinë pas identifikimit të një trupi të pajetë në ujërat e lumit Shkumbin.

Menjëherë pas njoftimit, forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa janë njoftuar edhe palombarët. Për shkak të errësirës, ata nuk kanë mundur të ndërhyjnë, por në operacion janë përfshirë 7 efektivë zjarrfikës dhe 10 efektivë policie, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga lumi.

Viktima është një grua rreth 40 vjeçe, ende e paidentifikuar. Nga të dhënat e para dyshohet se ajo vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Policia po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

/vizionplus.tv