Një punëtor ka rënë nga një lartësi në qytetin e Bulqizës teksa ishte duke punuar. Mësohet se punëtori ka qenë pjesë e një kompanie që po zbaton një projekt të veshjes me sistem kapot të disa pallateve në qytetin e Bulqizës.

 

Punëtori është dërguar menjëherë në spitalin e Bulqizës, ku ka marrë ndihmën e parë dhe më pas është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur specialistët e Inspektoriatit Kombëtar të Punës dhe policia, ku dhe kanë nisur hetimet për rastin në fjalë. Inspektorët po verifikojnë nesë janë zbatuar kushtet e sigurimit në punë nga ana e kompanisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";