Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme në Himarë.

Mësohet se 37-vjeçari me inicialet S.P., punonjës i OSHEE, është rrëzuar nga shtylla e tensionit teksa punonte. Aktualisht, ai ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";