Një 27 vjeçar me iniciale A.M teksa ka qenë duke drejtuar mjetin e tij tip Fiat ka përplasur fëmijën 8 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në Orikum. Sipas policisë, fëmija dhe drejtuesi i mjetit ndodhen në spital, ku po marrin ndihën mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
“Vlorë/Informacion paraprak
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Sot, rreth orës 16:30, në rrugën e plazhit në Orikum, shtetasi A. M., 27 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar një fëmijë 8 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë dhe drejtuesi i mjetit shtetasi A. M, po merr ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore Orikum.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.