Një ngjarje e rëndë raportohet nga Peqini.
Policia njofton se Më lagjen Çezmë, Peqin, në afërsi të lumit Shkumbin, është gjetur i vrarë me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, një shtetas rreth 45 vjeç, ende i paidentifikuar.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat vijojnë krehjen e zonës.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për identifikimin e viktimës, zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";