Një 72-vjeçar ka qëlluar me sëpatë në kokë bashkëshorten e tij 69 vjeçe. Ngjarja e rëndë është shënuar këtë të hënë në fshatin Breg Shkozë të Vorës.

 

Mësohet se shkak i ngjarjes është bërë një zënkë për motive të çastit. Pas një debati, Qazim Budlla, ka marrë sëpatën dhe ka goditur të moshuarën, Vasilika Budlla. Kjo e fundit ndodhet në Spitalin e Traumës, ku raportohet se gjendja e saj shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Autori i ngjarjes dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa ky nuk është rasti i parë që ai dhunon bashkëshorten. Më herët ai e ka dhunuar gruan, pasi kjo e fundit ka shenja të shumta në trup. Ndihma e parë i është dhënë nga qendra shëndetësore e Fushë Krujës.