Një ngjarje mjaft e rëndë është regjistruar si pasojë e tërmetit që tronditi vendin mbrëmjen e së shtunës. Një 20-vjeçar nga fshati Cinar i Lushnjes, ka humbur jetën teksa tentoi të dilte jashtë banesës.

I riu mësohet se ishte në gjumë në momentin e lëkundjeve, teksa sapo i ka ndjerë është zgjuar dhe ka vrapuar, por fatkeqësisht raportohet se është rrëzuar në shkallët e banesës, ku jetonte me prindërit.

Trupi i të ndjerit është dërguar në morgun e spitalit të Lushnjës, ku pritet t’i nënshtrohet ekspertizëz mjeko-ligjore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";