Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan ku një e mitur 3 vjeçare humbi jetën në spital.

 

Babai i të miturës, ka treguar se vajza nuk vuante nga asnjë sëmundje. Ai tha para mediave se para 9 ditësh e kishte sjellë vajzën për vizitë te pediatri dhe ai pasi e kishte vizituar, i kishte thënë se e mitura kishte thjesht virozë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Goca 2 vjeç e gjysmë, nuk ishte sëmurë asnjëherë. U sëmur para 8-9 ditësh. E çova për vizitë, më tha mjeku; virozë. Më dha një qese me ilaçe e ikëm në shtëpi. Dje u bë keq, filloi t’i nxihej buza. E solla në spital, i bënë dy bidonë me serum, por goca vdiq. Më kanë thënë virozë. Se di se si më iku goca. S’ja di as emrin mjeku. S’na kanë dhënë gjë për shkaqet e gocës”, tha babai.