Krimi në familje godet sërish. Këtë herë viktima është një nënë e re 23 vjecare e cila u ekzekutua nga ish- bashkëshorti Elton Metaj në derën e shtëpisë së prindërve të saj në fshatin Zhupan të Fierit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:50 ku autori shkoi në shtëpinë e ish-gruas Sabrina Bengaj në prani të nënës së saj.

Viktima,  pas dhunës psikologjike dhe fizike ishte larguar nga familja e bashkëshortit, edhe pse kërcenimet kishin vazhduar kohë pas kohe nga ai.

Vëllai i viktimës, i tronditur,  shprehet se kjo ngjarje ishte e paralajmëruar pasi disa muaj më parë autori kishte kërcenuar me jetë sërish 23-vjecaren, sepse ishte larguar në shtëpinë e prindërve pas dhunës psikologjike dhe fizike që ai ushtronte prej kohësh.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Familjaret akuzojne edhe sistemin e drejtësisë që sipas tyre e nxori nga burgu në një kohë kur ai paraqiste rrezikshmëri.

Menjëherë pas krimit, autori arriti të largohet nga vendi i ngjarjes me një motorr por policia pas rreth 3 orësh kërkime gjatë natës në një zonë me pyje në fshatin peshtan e arrestoi dhe sekuestroi armen e krimit qe kishte me vete.

Mësohet se ish-bashkëshortët kishin një fëmijë të mitur, ndërsa 31 vjecari Metaj vetëm 2 muaj më parë kishte lënë qelinë pasi ishte dënuar për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";