Draft-ligji i tatimit mbi të ardhurat i publikuar për konsultim nga ministria e financave ka përfshirë në debate grupet e interesit, që do të preken nga zbatimi i tij.

 

Ministria e Financave thotë se fokusi i kësaj nisme janë të vetëpunësuarit kryesisht në profesione të lira të rregulluara me ligj dhe jo çdo shërbim që ofrohet nga biznesi i vogël.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ne e kemi thënë dhe e përsërisim që nisma nuk do të prekë biznesin e vogël, pasi parimi ynë është që ai do të ketë taksa zero deri në 2029. Fokusi do të jenë ata të vetëpunësuarit apo tregtarë që ofrojnë shërbime dhe nëse e ardhurave e tyre neto do të jetë deri në 14 mln në vit, do të tatohen progresivisht me 15% dhe 23% nëse e ardhura neto do të kalojë mbi 14 milion lekë në vit, – u shpreh në E-ZONE Vasilika Vjero, zv/minsitre e financave.

 

Por ekspertët kontabël e kundërshtojnë këtë nisëm, pasi sipas tyre e ardhura nga puna nuk mund të barazohet me të ardhurën nga biznesi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nuk mund të heqësh një paralele mes taksimit të të ardhurave nga një i punësuar dhe një i vetëpunësuar. Një punësuar ka një orar fiks pune dhe nuk merr përsipër riskun e gjetjes së punës, pasi këtë rriskë e merr pronari i biznesit, – u shpreh Sotiraq Dhamo, kontabilist.

 

Edhe komuniteti i avokatëve, që preket nga kjo nisëm është kundër frymës së këtij ligji.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nuk mundet që të këtë barazi mes kushteve të punës së një të punësuari dhe një të vetpunësuarit. Ajo që do të ndodhë është që do të ketë një rritje e tarifave të shërbimit në treg dhe kjo për ne është të një regres, – u shpreh Brikena Kasmi në E-ZONE.

 

Draft-ligji i ri është në fazë konsultimi me grupet e interesit dhe do të hyjë në fuqi nga janari i vitit 2023. Ndërsa parashikohet se janë mbi 20 mijë të vetëpunësuar si profesionistë të lirë, që do të preken nga ky ligj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";