Kreu i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Anastas Angjeli është i mendimit se duhet të vijojë mbështetja për biznesin për aq kohë sa pandemia po vijon të prodhojë efekte në ekonomi.

Sipas tij, është e rëndësishme që të gjithë ato biznese që janë mbyllur, të mund t’iu ofrohet një vizion i qartë se çfarë mund të bëhet pas situatës nga COVID.

“Me rëndësi është vazhdimi i disa reformave strukturore. Pas 10 vjetësh, 35 për qind e profesioneve nuk do të jenë më. Duhet të hedhim vështrimin drejt një ekonomie të re.”

Për ish-ministrin e Ekonomisë, zgjedhjet e përgjithshme parlamentare pritet të japin ndikim frenues në ekonomi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Nuk pritet të ketë ndonjë bum ekonomik sepse jemi në kushtet e një situate të vështirë ekonomike; por e rëndësishme është që edhe qeveria, Parlamenti dhe KQZ, janë vënë kufizimet e duhura që e kundërta të mos ndodhë: politikat ekonomike dhe fiskale mos të jenë ndikuese në procesin elektoral, në favor të njërës a tjetrës parti.”

Angjeli theksoi mes të tjerash se procesi i vaksinimit dhe uljat e numrit të të infektuarve me COVID do të ketë një ndikim vendimtar në ekonomi.