Teksa qeveria nuk flet për krizë në sektorin e bujqësisë, Sindikata e Fermerëve të Bashkuar thotë se dëmi në këtë sektor arrin në 10 milionë euro në vitin që lamë pas.

 

Eduart Sharka sqaroi në “E-ZONË” në “Vizion Plus” se karantina pengoi ecurinë e eksporteve, ndërsa agroturizmi u cenua nga mbyllja e restoranteve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne jemi i vetmi vend që, sipas qeverisë, pandemia nuk ka ndikuar në sektorin e bujqësisë. Mirëpo, me fillimin e pandemisë, pati një bllokim të eksporteve. Kemi parë qindra ton produkte bujqësore të serave të hedhura. Në pandemi, kemi ulje të kërkesës, prishje të raportit kërkesë-ofertë. Për shkak të karantinës, mbylljes së restoranteve, bujtinave, kemi ulje të kërkesës, ulje të çmimit të shitje së produkteve bujqësore, hedhje në kanal të produkteve bujqësore. I kalojnë 10 milionë euro në përllogaritje me ton të hedhur dhe uljen e çmimit. Tek ne nuk ka asnjë lloj pakete ndihmë për bujqësinë. E quaj cinizëm që nuk është prekur.”