Drejtori i Deloitte Shqipëri dhe Kosovë, Maksim Caslli i konsideron të realizueshme megaprojektet për Shqipërinë në turizëm, energji, bujqësi dhe shërbime cilësore.

 

Sipas Casllit, shqetësuese nuk është kostoja e lartë e projekteve, por çfarë të ardhurash shtesë do të përfitojë buxheti nga materializimi i këtyre projekteve. Këto deklarata ai i bëri në emisionin “E-Zonë” në “Vizion Plus”, teksa fliste për sfidat dhe avantazhet e ekonomisë në mandatin e tretë qeverisës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Këto megaprojekte dolën në skenë muajt e fundit. Mendoj që do të jetë diçka e re për ekonominë tonë impakti i këtyre megaprojekteve, nëse do të realizohen. Këto projekte, sado mega të jenë, janë të realizueshme për sa kohë janë projekte rentable. Nuk i dimë detajet e normave të fitimit në Durrës, por duke ardhur nga sektori privat, i kanë bërë llogaritë. Nëse këto projekte do të materializohen, janë të realizueshme. Nuk besoj që të paktën projekti i Durrësit, edhe për madhësinë që ka, që shteti të marrë shumë rrisk, sepse shteti jonë nuk ka mundësi për të marrë rrisqe kaq të mëdha.”

 

Për ekonomistët, një ndër sfidat e mandatit të tretë është ulja e borxhit publik, tregues ky i cili u rrit ndjeshëm në vitin 2020 për shkak të shpenzimeve në sektorin e shëndetësisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";