Në sezonin e verës ishte parashikuar se do të viheshin në punë dy TEC-e lundruese në triportin e Vlorë, të cilat do të prodhonin energji me naftë për të amortizuar efektet e krizës së çmimeve të energjisë. Por ky projekt i korporatës elektroenergjetike është shtyrë për në dimër.

 

Kreu i KESH, Ergys Verdho, sqaroi në emisionin E-ZONE se dy TEC-et pritet të mbërrijnë në Shqipëri në 15gusht. Ndërsa deri në lidhjen e tyre me infrastrukturën e duhur në Vlorë për prodhim energjie, do të kërkojë edhe dy muaj kohë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Sot që po flasim, dy TEC-et janë rrugës dhe ne i presim në vendin tonë në 15 gusht. Vonesat e mbërritjes së tyre kanë të bëjnë me procedurat e lëvizjes nga vendi që dalin, siç janë fiskalizimi, dogana e etj. Me të mbërritur, ne do të merremi me instalimi e tyre për t’i lidhur me infrastrukturën e duhur në Vlorë me qëllim vënin e tyre në punë. Ne mendojmë se në nëntor dy TEC-et do të nisin prodhimin e energjisë.”- u shpreh Verdho në E-ZONE.

 

Dy termocentralet kanë një afat përdorimi dyvjeçar dhe do të prodhojnë energji me naftë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por çmimet e këtij produkti muajit e fundit, si pasojë edhe e efekteve të luftës Rusi-Ukrainë, kanë kapur nivele të pahasura më parë. Kontrata e qiramarrjes së TEC-eve ka një kosto 40 mln $ për dy vite.