Në anketimin e fundit të kryer nga Dhoma Gjermane e Tregtisë evidentohet se bizneset nuk kanë patur dëshirë të zgjerojnë aktivitetin, por as të rrisin edhe numrin e punonjësve. Kjo situatë diktohet nga pasiguritë për të ardhmen, pasi  kompanitë anëtare të dhomës janë skeptikë për ecurinë e mëtejshme ekonomike.

 

“Për herë të parë kemi një stanjacion të zgjerimit të punësimit në kompanitë që kanë marrë pjesë në këtë anketim. Pandemia vijon të mbetet problem kryesor i aktivitetit ekonomik, sidomos në disa sektorë që janë më të prekur, siç janë turizmi, transporti etj.”, pohoi në E-ZONË Bledar Mankollari, drejtor i Dhomës Gjermane të Tregtisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas biznesit gjerman, normaliteti ekonomik do të jetë i ngadaltë dhe shumë biznese mendojnë se ai do të vijë në 2023.