Shkrimtari Edmond Tupja, në studion e “Quo Vadis”, teksa fliste për krizën që po kalojnë universitetet, tregoi një bisedë me një mikeshën e tij, e cila i kërkonte që t’i vendoste një notë kaluese të afërmes së saj, si shembull për të treguar nivelin e disa studentëve.

 

Sipas tij, një nga arsyet pse pedagogët nuk i ngelin studentët është ruajtja e vendit të punës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Më mori dikush në telefon që kisha miqësi. Më mori për të ndërhyrë te bija e shefes së saj, pasi unë e kisha studente, e kisha ngelur njëherë, dhe më kërkoi që t’i vendosja një notë kaluese. Vëri një notë për mua, tha. Por, unë e ngela. Më mori në telefon dhe më tha: ça bëre, nuk vendose një notë për mua. Unë i thashë që kam vënë tre nota për ty, nga 1 te 4…Më thonë gjuhë të këqija, por me qëllim të mirë, që i kalojnë të gjithë sepse nëse i ngelin i bie që për 20 studentë që ngelin, ikën një pedagog. Ruajnë vendin e unës. A e kupton ku jemi ne?”