Efektivi i policisë Admir Okaj u sulmua me sende të forta ditën e sotme pranë shtëpisë në zonën e Zdrales.

Këto janë pamjet nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë.

Grupi hetimor bën me dije se ka identifikuar autorin. Konflikti ka ndodhur kur efektivi Okaj nuk ka qenë në krye të detyrës.

Dyshimet e para janë për një konflikt që nuk ka lidhje me detyrën e tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Okaj u qëllua me mjete të forta në kokë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pasi ka marrë mjekim në kokë në spitalin e Shkodrës është larguar ndërsa po jep dëshminë e tij për policinë.

Okaj ka shërbyer për shumë vite me forcat e FNSH në Shkodër ndërsa prej disa kohësh shërben në qarkun e Elbasanit./vizionplus.tv