Prokuroria e Posaçme duket se ka dështuar në luftën kundër goditjes së krimit të organizuar lidhur me trafikun ndërkombëtar të drogës. Rasti konkret ka të bëjë me kompaninë e bananeve ‘Alba Exotic Fruit’. Eskpertet e cilësojnë sjelljen e SPAK si me dy standarte, ndërkohë që ligji bllokon kompani edhe për shkelje të vogla, nga ana tjetër prokuroria mbyll sytë per një kompani aktiviteti i te ciles lidhet drejtpërdrejt me trafikun e kokainës.

 

EKSPERT I KRIMINALISTIKES

ARTAN REXHEPI

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një kompani kaq e ekspozuar në trafikun e drogës dhe ta lësh që të punojë kaq lirshëm? Bizneset goditen për hiçgjë, i vnedoset gjobë për një punonjës të padeklaruar dhe mund ti bllokosh aktivitetin. Të trafikosh qindra kg kokainë dhe të vazhdosh aktivitetin kjo të lë shumë për të dëshiruar sa i takon SPAK.

 

Eksperti ngre shqetësimin se me procedurat e vonuara SPAK, nuk arreston  porositësit e ngarkesave.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ne po shikojmë që është i njëjti vend dërgues, i njëjti transportues dhe i njëjti pritës. Si përfundim digjen vetëm korierët dhe nuk arrin në përfundim të destinacionit. Kështu nuk arrihen të lokalizohet pronari i vërtetë i drogës.

 

Rexhepi thote se nuk përjashtohet mundesia që kapja e sasive te vogla mund të behet për të lejuar kalimin e ngarkesave të medha të kokainës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nuk përjashtohet mundësia që mund të digjet një sasi e vogël dhe jashtë vëmendjen së policisë të kalohen sasi më të mëdhaja.

 

Nga muaji korrik deri më tani, policia e Durrësit ka arritur që të kapë në 6 operacione sasi të mëdha droge në kontenierët me banane të Alba Exotic Fruit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";