Arbër Satka prej dy vitesh eksporton vaj ulliri. Ai është një sipërmarrës në zonën e Divjakës, ku ka një fabrikë për vajin e ullirit dhe ku bashkëpunon me rreth 600 fermerë.

“Jemi një kompani që merremi me prodhimin e vajit të ullirit ekstra të virgjër. Vajin e eksportojmë në tregje si Zvicra, Holanda, tashmë edhe në Dubai. Ne jemi themeluar në vitin 2023. Unë kam përfunduar studimet për administrim biznesi, më pas bëra një universitet të dytë për teknologji ushqimore. E kam ndjekur si produkt që në fillim dhe mendoj se është një nga [produktet më me potencfial të Shqipërisë. E kam nisur me ndihmën e familjes dhe kemi vendosur të shërbejmë këtu që të shërbejmë”, tha Arbër Satka.

Për të arritur tregjet e huaja, Arbër Satka thotë se ka rëndësi jo vetëm që produkti i prodhuar të jetë cilësor, por edhe ruajtja e tij të bëhet në mënyrën e duhur. Për magazinimin e vajit të ullirit, ai është ndihmuar nga projekti “EU4Innovation”.

“Fondi ka qenë për të rritur kapacitetet depozituese sepse vaji i ullirit është një produkt shumë delikat që kërkon një depozitim shumë të mirë gjatë vitit. Nuk mjafton që të jetë inoks, por duhet të rrijë në temperaturë të kontrolluar, në mungesë të oksigjenit që produkti të mos oksigjenohet. Dueht të ruhet cilësia sepse është një produkt që prodhohet vetëm 1 herë në vit dhe që konsumohet gjithë vitit. Projekti na ka ndihmuar me rritjen e kapaciteteve të depozitimit që të kemi mundësitë përfshijmë më shumë fermerë në modelin tonë të biznesit”, shtoi Satka.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Inovacioni në Shqipëri është ende në një fazë të hershme, prandaj BE-ja ka vënë në dispozicion 10 milionë euro për programin EU4Innovation. Ka sfida që Qeveria e Shqipërisë duhet t’i adresojë që vendi të bëhet një ekonomi e bazuar në inovacion. Qeveria duhet të dyfishojë përpjekjet për të arritur objektivin e saj për të investuar 1% të PBB-së në kërkim dhe zhvillim deri në vitin 2030”, tha Ritva Heikkinen, kryetare e Bashkëpunimit të Delegacionit të BE-së në Shqipëri.

 “Besojmë se ekomomia shqiptare duhet të mbështetet në rritje, por edhe në start up e në inovacion që vendi të ketë mundësinë të përballojë hyrjen në tregun e përbashkët europian  , duke pasur produktet origjinale që konkurrojnë në tregun e përbashkët”, deklaroi Niklas Strom, ambasador i Suedisë në Shqipëri.  

“EU4Innovation” është një projekt i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim dhe Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";