Policia e Lezhës, duke zbatuar urdhrin e gjykatës, ka arrestuar sot 5 zyratrë të cilët akuzohen për shpërdorim detyre. Në pranga kanë rënë Jetmir Mzhika, Rivelioni Ismalaj, Shan Preci dhe Artur Përdoda të gjithë me detyrë pranë IMT-së në Bashkinë e Kurbinit.

Ndërsa për Flori Gjini aktualisht drejtor i Postës Lezhë, ish kryetar i PS është caktuar masa e arretit në shtëpi.

“Gjykata ka caktuar masat e sigurimit personal në kuadër të një hetimi të kryer nga  Prokuroria e Lezhës, për ndërtimin e paligjshëm të një objekti, në Patok”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";