Sekreti për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Wrong Delivery”, duke goditur një grup kriminal që merrej me hedhjen në treg të kartëmonedhave euro të dyshuara të falsifikuara.

Si rezultat, u arrestuan shtetasit  Alesio Brungaj 19 vjeç nga Shkodra; një i mitur 17 vjeç nga Tirana; Serxhio Lala , 26 vjeç nga Tirana dhe Enis Alia, 19 vjeç nga Tirana. Një tjetër, A. P., 19 vjeç nga Kruja, u shpall në kërkim.

Tre prej të arrestuarve dhe i mituri u kapën duke tentuar të tërhiqnin nga një postë në Tiranë 11 pako që përmbanin kartëmonedha euro të dyshuara të falsifikuara, të dërguara nga A. B., i cili përdorte një emër tregtar të rremë për shpërndarjen e tyre.

Operacioni vijon për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

/vizionplus.tv