Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave.

 

Policia e Kurbinit finalizoi me sukses  operacionin antikanabis të koduar “Bushneshi”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Gjatë operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Lek Allamani, 54 vjeç, banues në Bushnesh, Kurbin, Taulant Baroka, 27 vjeç, banues në Arrameras, Fushë Krujë dhe Gimi Hida, 43 vjeç, banues në Tetovë.

 

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, kryer në bashkëpunim, pasi në fshatin Bushnesh, Kurbin, kishin përshtatur katin e parë të një banese ku kishin bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Gjithashtu janë arrestuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit: Xhemal Danieli,, 58 vjeç, banues në Bushnesh, më detyrë elektricist, Xhevalin Kaca, 56 vjeç, banues në Mamurras, me detyrë elektricist, Bib Gjergji , 33 vjeç, banues në Fushë Mamurras, me detyrë përgjegjës në OSHEE Kurbin dhe Alfred Fufi, 53 vjeç, me detyrë faturist i OSHEE, pasi dyshohet se kanë lejuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në transformatorin elektrik me pjesën e jashtme që furnizonte me energji ndërtesën e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.

 

Gjatë kontrollit të ambientit u gjetën dhe u sekuestruan 506 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në vazo dhe 58 kilogramë e dyshuar lëndë narkotike cannabis sativa.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Në këtë ndërtesë u konstatua një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin me energji të pajisjeve si llamba, aspirator, filtra ajrimi etj, që ndihmonin në kultivimin e bimëve narkotike.

 

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan të gjitha pajisjet që kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike, si: pajisje elektrike, llamba elektrike termale, lëndë ushqyese për bimët narkotike etj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";