63-vjeçari dhe djali i tij dyshohen se kanë vjedhur 5 automjete dhe targat e 2 automjeteve të tjera, në Kavajë dhe në Shijak.

Policia ka zbardhur vjedhjen e 5 automjeteve në Kavajë e Shijak. Uniformat blu bëjneë me dije se kanë arrestuar autorët, Juljan dhe Mersin Shkalla, babë e bir. Në bashkëshpunim me njëri-tjetrin, babë e bir vidhnin automjete, i çmontonin dhe i shisnin në servisin e tyre.

Po ashtu, ata kanë vjedhur edhe target e dy automjeteve.

Gjatë kontrollit të policisë në servisin e tyre, në fshatin Priskë, u gjetën pjesët e automjetit tip “Range Rover” të vjedhur në shkurt 2024, në Kavajë, dhe pjesë të një automjeti tjetër të denoncuar të vjedhur, në Rinas.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 “më datë 22.02.2024, në Kavajë, kanë vjedhur një automjet tip “Range Rover” dhe një automjet tip “Mercedez Benz”.  (Automjeti tip “Mercedez Benz” është gjetur te Liqeni i Thatë, më datë 25.02.2024);   

– më datë 17.02.2024, në një pikë për shitjen e automjeteve, në Shijak, kanë vjedhur një automjet tip “Audi A5”, një automjet “Volksëagen” dhe targat e 2 automjeteve të tjera;

– më datë 17.08.2023, në Kavajë, kanë vjedhur një automjet tip “Range Rover”, njofton policia./vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";