Një 22-vjeçar është arrestuar dhe katër persona të tjerë janë proceduar penalisht, pasi u kapën duke vënë baste online. Policia e Lushnjës njofton se gjatë kontrollit në dy lokale në lagjen “Loni Dhamo”, u konstatua se të rinjtë vinin baste.

“Këta shtetas u kapën në flagrancë, në 2 lokale në lagjen “Loni Dhamo” (njëri prej tyre në pronësi të 46-vjeçarit), teksa vinin baste sportive, me celularët e tyre që u sekuestruan si provë materiale”, njofton policia.

Gjatë operacionit “Sundimi i ligjit” u arrestua shtetasi Eraldo Gorovelli dhe u proceduan ne gjendje te lire shtetasit : Gentian Caushi , Amarildo Xhindoli , Xhorxhi Mone.

Ata akuzohen për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”./vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";