Kuvendi ka miratuar sot emrat e propozuar nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike për vendet vakante në Komisionin Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Nga radhët e Partisë Demokratike u propozuan Arben Ristani dhe Helga Vukaj, ndërsa Partia Socialiste paraqiti emrat e Ilirjana Nanos dhe Dritan Çakajt.

Pas votimit në sallën plenare, Ilirjana Nano u zgjodh kryetare e Komisionit Rregullator të Zgjedhjeve me 116 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenim. Ndërkohë, Dritan Çakaj, Bledar Skënderi, Helga Vukaj dhe Arben Ristani u zgjodhën anëtarë të Komisionit.

Rezultatet e votimit ishin si më poshtë:

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
  • Ilirjana Nano, kryetare – 116 pro, 2 kundër, 2 abstenim
  • Arben Ristani, anëtar – 111 pro, 7 kundër, 2 abstenim
  • Dritan Çakaj, anëtar – 116 pro, 2 kundër, 2 abstenim
  • Bledar Skënderi, anëtar – 113 pro, 5 kundër, 1 abstenim
  • Helga Vukaj, anëtare – 112 pro, 6 kundër, 3 abstenim