Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali, ku viktimë është një shqiptar 21-vjeç.

I riu shqiptar, Ani Gjergji është përplasur me makinë në zonën Chions in via Cesena.

Mediat italiane bëjnë me dije se 21-vjeçari humbi kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një urë të vogël betoni dhe menjëherë mjeti ka shpërthyer në flakë dhe ka shkrumbuar plotësisht makinën.

I riu ishte duke u kthyer në shtëpi pas një feste me miqtë e tij. Autoritetet kanë sekuestruar mjetin e 21-vjeçarit, i cili është shkatërruar plotësisht nga flakët, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit fatal.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mediat italiane shkruajnë se Ani Gjergji bashkë me familjen e tij jetonte prej shumë vitesh në zonën e Azzano Decimo (Pordenone), shumë pranë vendin të ngjarjes. /vizionplus.tv