Policia e Fierit ka arrestuar një 30-vjeçar, të cilit i janë gjetur municion luftarak dhe armë zjarri pa leje.
30-vjeçarit të arrestuar, Vjoni Gjoka iu gjetën armët e zjarrit gjatë një kontrolli në automjetin e tij dhe më pas në banesë.
“Shërbimet e Policisë, për këtë rast, arrestuan në flagrancë shtetasin V. Gj., 30 vjeç, banues në Vreshtas, pasi nga kontrollet e kryera në automjetin që ky shtetas drejtonte gjatë natës, në fshatin Cakran, dhe në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak”, njofton policia./vizionplus.tv.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";