Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar mes Interpol Tiranës dhe Interpol Manchester, është ekstraduar drejt Shqipërisë Mikel Hoxha, 33 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar me 5 vjet burgim.

Hoxha ishte dënuar nga Gjykata e Apelit Durrës në vitin 2021 për veprat penale:

Plagosje e rëndë me dashje, mbajtje pa leje dhe prodhim armësh, armëve shpërthyese dhe municionit

Ngjarja që çoi në këtë dënim ka ndodhur më 6 qershor 2018, në qytetin e Gramshit. Pas një debati të çastit për motive të dobta, Hoxha plagosi me armë zjarri në kofshë shtetasin A.H., duke i shkaktuar lëndime serioze.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

/vizionplus.tv