Policia e Elbasanit ka arrestuar një person të shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Sipas njoftimit të policisë, është kapur dhe ndaluar shtetasi Klaudio Trungu, 36 vjeç, banues në Elbasan.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 13.09.2022, e ka dënuar këtë shtetas, me 5 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 1 vit e 28 ditë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";