Policia në Lezhë ka finalizuar operacionin e koduar “Sergate” për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

 

Në kuadër të këtij operacioni është vënë në pranga me qëllim ekstradimin drejt Italisë Bledar Delia, banues në Balldre, Lezhë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Delia ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Milanos e ka dënuar me 7 vite burg për veprën penale “Organizatë kriminale ” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike” parashikuar nga Kodi Penal italian.

 

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia sekuestroi fishekë luftarakë, si dhe 2 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";