Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 26 shkur në lagjen nr.3, ku një shtetas vendosi lëndë eksplozive në banesën e Ilir Koçiljas.
Pas hetimeve, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vendosjes së lëndës eksplozive.
Bëhet fjalë për Florian Llana, i dënuar më parë për ngjarje të tjera kriminale të ndodhura në qytetin e Durrësit.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Nga verifikimet e kryera rezulton se ky shtetas ka dalë nga Shqipëria, një ditë pas ngjarjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”./vizionplus.tv
