Policia e Shkodrës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Forest 1”, duke vënë në pranga një shtetas të shpallur më parë në kërkim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Në kuadër të operacionit u arrestua Mhill Shpati, 33 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, i cili ishte në kërkim pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, që i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Sipas Policisë, 33-vjeçari dyshohet se ka bashkëpunuar me persona të tjerë në kultivimin e 10 274 bimëve kanabis, të zbuluara dhe asgjësuara më datë 10 gusht 2023 në fshatin Kir.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme ligjore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

/vizionplus.tv