Komisariati i Policisë së Pogradecit ka mundur të arrestojë këtë pasditen një të shumë kërkuar prej 4 vitesh, ai është Spartak Çela rreth 39 vjeç, i cili në 2020 qelluar me kallashnikov drejt disa personave në një lokal në Velçan të Mokërs.

Çela doli sërish në skenë më 26 prill të vitit 2024 kur kërcënoi punonjësit e taskforcës së ndihmës ekonomike po në Mokër dhe arriti të fshije sërish.

Pasditen e sotme pas disa informacioneve të marra në rrugë operative, policia kishte mësuar se ai ishte kthyer në banesën e tij në fshatin Velçan. Pas organizimit të aksionit të drejtuar nga vetë komisari Elton Halili, efektivët e policisë kanë rrethuar banesën dhe kanë bërë të mundur arrestimin e 39 vjeçarit.

Ai po transportohet drejt qelisë së paraburgimit në Drenovë. Prej katër 4 vitesh, që nga ngjarja e parë kur ai shtiu me armë drejt 5 personave në lokalin e fshatit, autori kishte mundur të fshihej ndaj policisë, në malsinë e Mokrës./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";