Policia e Shkodrës ka reaguar për plagosjen me armë në Shkodër.

Sipas bluve, i plagosur ka mbetur 24-vjeçari Jaser Osmani, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Shkak i ngjarjes mësohet të jetë një konflikt i çastit, ndërsa policia po punon për kapjen e autorit.

“Rreth orës 16:00, në lagjen Salo Halili, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është plagosur  në kofshë  me armë zjarri pistoletë shtetasi J. O., 24 vjeç, i cili  po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit”, njofton policia.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";