Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 29-vjeçarin, Françesk Malaj, që shiste doza kanabisi, në zona të ndryshme në qytet. Gjatë kontrollit të kryer, të riut iu gjet kanabis i ndarë në doza, gati për shitje, si dhe qese faramaceutike për paketimin e tyre.

 

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe celularin e 29-vjeçarit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.