Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar disa momente më parë në Kurbin. Nga të dhënat e para bëhet me dije se një Besnik Pula, 45-vjeç ka mbetur i plagosur pas një sherri për motive të dobëta. Ai është qëlluar me çifte nga Besnik Selmani, 56-vjeç, i cili është shpallur në kërkim.

 

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë ‘Lagunës së Patokut’ në Kurbin. 49-vjeçari është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës. Uniformat blu janë nisur drejt vendngjarjes.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Njoftimi i policisë:

Kurbin / Informacion paraprak

 

Në Lagunën e Patokut, Kurbin, rreth orës 17:00, shtetasi B. S. 56 vjeç, banues në Milot, dyshohet që pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me çifte, shtetasin B. P. 49 vjeç, banues në Krujë, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Janë ngritur pika kontrolli e po bëhet krehja e zonës me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";